Një veturë në lëvizje eksplodoi para qeverisë në Shkup, bëhet fjalë për defekt (Foto)
Një automjet në lëvizje ka shpërthyer në bulevardin “Ilindenska” para qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan netpress.mk. Fatmirësisht asnjë pasagjer nuk u lëndua. Shoferi, i cili ndoshta ka qenë vetëm, ka arritur të largohet me kohë nga makina dhe më pas është dëgjuar një tjetër shpërthim, transmeton Lideri.mk
Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhy zjarrfikësit, ndërsa policia po siguron vendin e ngjarjes. Informacionet policore thonë se bëhet fjalë për defekt, e jo për ndonjë tentim për sulm./Lideri.mk