June 26, 2024
Maqedoni

Një vajzë e re shkatërroi veturën “Porsche” në aksident në Vizbeg të Shkupit

Një vajzë e re ka dalë nga rruga me veturën e saj “Porsche Caen” në lagjen Vizbeg. Sipas MPB rasti ka ndodhur mbrëmë në “Rrugën e Kaçanikut” në drejtim nga Shkupi për te Qarkorja.
Dëshmitarët okularë kanë treguar se në aksident është dëmtuar dukshëm vetura, por se vajza ka fatmirësisht ka dalë prej saj pa ndonjë lëndim.
Në aksident është dëmtuar një shenjë komunikacioni.