Maqedoni

Një tërmet është ndjerë në Maqedoni, epiqendra ishte në Vranjë

Rreth orës 4:48 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tërmet me fuqi prej 3.7 shkallë të Rihteri në rajonin e Vranjës, në jug të Serbisë.

Intensiteti teorik në epiqendër u vlerësua në shkallët V-VI të shkallës Merkall, thuhet në ueb-faqen e Institutit Sizmologjik të Serbisë bazuar në ngjarjet sizmologjike të lokalizuara.

Tërmetet e një intensiteti të tilla kryesisht nuk shkaktojnë dëme të mëdha në objekte, por se ka mjaftuar që t’i zgjojë banorët.

Deri më tani nuk raportohet nëse dikush ka mundur të lëndohet apo të ketë vlerësime të dëmeve materiale.