Maqedoni

Një shtëpi ka marrë flakë në Çair, tre persona kanë përfunduar në spital

Një zjarr ka rënë mbrëmë në orën 03:35 në shtëpinë e familjes së personit E.A. në rrugën “Fan Noli” në komunën Çair të Shkupit.

Në të njëjtën kohë, E. A. (43), F. A. (44) dhe E. A. (26) kanë thithur tym dhe janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore, njofton MPB.

Një ekip i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit e ka shuar zjarrin, ndërsa kontroll të vendit është bërë nga ekipi i SPB Shkupi.