Një pjesë e Maqedonisë së Veriut në hall me arushat
Shkup, 27 korrik – Bashkësia lokale “Galiçnik” kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe Inspektorati Shtetëror i Gjuetisë që të marrin masa dhe të japin udhëzime se si duhet të sillet popullata vendase, sepse përballen me rrezik, pasi fshati i tyre vizitohet shpesh nga arinjtë.
Në një deklaratë për opinionin nga ky komunitet lokal thonë se në Galiçnik kafshët e egra shpesh vijnë dhe përmbysin kontejnerët e mbeturinave në kërkim të ushqimit.
“Disa herë i drejtohemi zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Gjuetisë duke vënë në dukje problemin në rritje me praninë e arinjve në Galiçnik. Letrat janë dorëzuar përmes arkivave të të dy institucioneve në vitin 2019 dhe 2020, ndërsa javën e kaluar i kemi adresuar emailin zyrtar të Inspektoratit”.
“U bëjmë thirrje autoriteteve që të veprojnë dhe t’i japin udhëzime popullatës lokale. Kafshët e egra shtëpiake në zonat e banuara paraqesin rrezik të madh për popullatën”, thonë nga Bashkësia Lokale e Galiçnikut.