September 16, 2024
Maqedoni

Një muaj paraburgim ish-ushtarit të UÇK-së që u arrestua në Maqedoninë e Veriut

Ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili u arrestua mbrëmë në pikë kalimin kufitarë Glloboçicë-Jazhincë, nga ana e policisë maqedonase, do të dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditëve në burgun hetues të Shutkës.

Flet-arresti ndërkombëtarë i lëshuar nga ana e Serbisë në Interpoll është pranuar nga Gjykata Penale e Maqdonisë së Veriut dhe ish ushtari i UÇK-së Ramadani, 30 ditët e ardhshme do të qëndron në burg.

Propozimin për masën e kujdesit e ka dhënë Prokuroria e krimit të organizuar.