Një kompani nga Maqedonia ka spiunuar gazetarë dhe politikanë përmes Facebookut
Facebook ka zbuluar kompani të cilat kanë spiunuar gazetarë dhe politikanë, kurse mes tyre janë edhe kompani nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe për këtë arsye u janë bllokuar profilet në këtë platformë interneti.
IT-kompania nga Maqedonia “Sajtroks”, e cila ka zhvilluar një softuer malicioz për celularë të mençur – ajfon dhe android, ishte bllokuar nga ana e Facebook për shkak të keqpërdorimit të platformës sociale për t’i spiunuar përdoruesit.
Kjo është njëra nga 7 kompanitë të cilat e kanë shfrytëzuar këtë platformë për të spiunuar 50.000 njerëz nga 100 vende, pohojnë nga Facebook.