Maqedoni

Një i burgosur gjendet i vdekur në burgun e Idrizovës

Dje rreth orës 18:20, në SPB Shkup është denoncuar nga punonjës se në burgun e Idrizovës është gjetur i vdekur personi me iniciale B.R. 76 vjeçar nga Shkupi.

Pas raportimit, menjëherë është dërguar një mjek i urgjencës, i cili ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

“Pas pranimit të denoncimit, ekipi i SPB Shkup ka kryer kontroll të vendit të ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e të dënuarit, ndërsa autopsia do të ndihmojë në përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Autoritetet hetimore po vazhdojnë hetimet e tyre”, tha policia.