Një grua e re u gjet e mbytur, një orë pasi është larguar nga shtëpia
Një grua tridhjetë e tre vjeçare nga fshati Miravci fillimisht është raportuar se është larguar nga shtëpia e saj, e më pas është gjetur e mbytur në ujërat e lumit “Stara Reka”.
“Dje në orën 14:12 në ujërat e Stara Rekës, në afërsi të sistemit të ujitjes së akumulacionit “Petrushka Reka”, është gjetur e mbytur I.D. (33) nga fshati Miravci i Gjevgjelisë, për të cilën është raportuar se një orë më parë është larguar nga shtëpia e saj”, njoftoi sot pasdite SPB Strumicë, transmeton lideri.mk.
Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i gruas së mbytur është dorëzuar për autopsi./Lideri