Një 28-vjeçar nën hetime për pornografi të fëmijëve
Një 28-vjeçar me iniciale I.J. nga Veleshta e Strugës është nën hetime pasi dyshohet se ka kryer veprën penale – shpërndarje të pornografisë së fëmijëve, transmeton TV21.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, 28-vjeçari duke shfrytëzuar aplikacionin për komunikim, në më shumë rrjete sociale është bërë pjesë e më shumë grupeve, në të cilat ka shpërndarë përmbajtje me pornografi të fëmijëve.
Më pas, të njëjtat i ka ndarë edhe në grupe tjera të ngjashme dhe profile personale me të cilët ka shkëmbyer linqe nga grupe me përmbajtje të ngjashme.