June 26, 2024
Kolumna

Njëzet vite nga Marrveshja e Ohrit sot feston vetëm BDI

Shkruan: Ejup Berisha

Sot BDI dhe vetëm ajo si Parti politike e feston 20 vjetorin e Marrveshjes së Ohrit. Edhe pse do të duheshte të festonim të gjithë ne bashk si shqiptarë këtë përvjetor të dhjetvjeqarit të dytë të egzistimit të saj. Por për shkak se këta të BDI-së e kanë përvetsuar dhe privatizuar Marrveshjen në fjalë atëher le ta festojnë vetëm këta dhe të kënaqen me të arriturat e tyre personale dhe grupore fal marrveshjes së Ohrit vetëm këta. Sa i përket rëndësisë së marrveshjeve vlenë të thuhet se një Marrveshje është e rëndësishme dhe e vlefshme varësisht se sa e njëjta zbatohet në jetën e përditshme në praktikë. Sa i përket zbatimit të Marrveshjes së Ohrit që duhej të ishte shumë e rëndësishme për ne shqiptarët e që u bë shumë e rëndësishme vetëm për përfaqsuesit e BDI-së vlenë të thuhet se përfaqsuesit e saj edhe vet nuk e dinë apo nuk e kanë të qartë se si dhe sa është zbatuar kjo marreveshje. Psh nëse i pyet dhjetë përfaqsues të ndryshëm të BDI-së se sa është zbatuar Marrveshja e Ohrit prej tyre do ti degjosh 25 pergjigje te ndryshme varësisht prej disponimit për të manipuluar me opinionin publik dhe varësisht prej pozicionit politik në të cilin ndodhet përfaqsuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim në kierarkinë partiake. Psh po qe përfaqsuesi i BDI-së Z.v Kryeministër Marrveshja e Ohrit për të është zbatuar 98 përqind. Po qe përfaqsuesi i BDI-se ministër marrveshja është zbatuar 85 përqind. Nëse e pyet ndonjë sekretar shtetëror që është emruar nga BDI për të Marrveshja e Ohrit është zbatuar 75 përqind. Po u pyet përfaqsuesi i BDI-së që është Drejtor i ndonje institucioni shtetëror dhe publik se sa është zbatuar marrveshja në fjalë atëher sipas tij Marreveshja e Ohrit është zbatuar 65 perqind. Dhe po qe përfaqsuesi i BDI-së Kryetar dege sipas tij Marrveshja e Ohrit është zbatuar mirë dhe kënaqshëm por ka mbetur edhe shume dicka për tu bërë rreth zbatimit të saj.
Nëse i analizojmë dy dhjetvjeqarët e egzistimit të Marrveshjes së Ohrit atëher mund të vërehet se emërtimi i saj duhet të ndryshojë varësisht nga periudha në periudhë. Pra çdo dhjetvjeqar duhet ta mban emrin dhe vulën e ndonjë përfaqsuesi të lartë të BDI-së Psh dhjetvjeqari i pare i Marrveshjes së Ohrit duhet të emrohet si Marrveshja e Aliut, periudha e dytë dhjetvjeqare e MO-së duhet të emrohet si Marrveshja e Musës, Dhjetvjeqari i tretë i marrveshjes së përpiluar në Ohër dhe atë nëse Teuta Arifi i fiton zgjedhjet lokale në Tetovë me rejtingun e ulët që e ka, por dhe punët si dhe angazhimet e pakta që i ka bërë në postin e të parës së Tetovës atëher marrveshja e Ohrit do të quhet Teuta, dhjetvjeqari i katërt i Marrveshjes së Ohrit do të duhet të quhet Marrveshja Nevzat, dhjetvjeqari I pestë do të duhet të quhet Marrveshje Ramiz etj etj. Dhe për fund kur jemi të zbatimi i Marrveshjes së Ohrit pyetje për BDI-në. Sa përqind është zbatuar Marrveshja e Ohrit njëzet vjet pas egzistimit të saj në ambientin politik vendor. Dhe nëse përfaqsuesit e saj përgjigjen sakt dhe drejtë atëher të njëjtët i meritojnë njëmilion dollar shpërblim.