Maqedoni

Nis takimi Zaev-Gashi – A do të bëhet “Alternativa” pjesë e Qeverisë? (Video)

Ne ora 15;45, ne Klubin e Deputeteve ne Shkup ka filluar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit te Alternatives, Afrim Gashi, shkruan gazeta LAJM. Kryeministri Zaev ka qene i shoqeruar nga zv/ministri i Financave Dimitar Kovaçevski, ndersa Gashi nga Bekim Sali, ish kandidat i Alternatives per komunen e Çairit. Takimi eshte thirrur nga kryeministri Zaev ne perpjekje per te siguruar shumicen e deputeteve ne Kuvend, qe aktualisht i mungon pushtetit. Nga partia e Afrim Gashit thone se jane afer arritjes se marreveshjes me Zaevin per hyrje ne Qeveri. Optimizem ka shprehur nje dite me pare deputeti i Alternatives, Skender Rexhepi-Zejd, i cili ka thene se brenda partise ka edhe qendrime kunder. Megjithate, vendimi nese kjo parti do te behet pjese e shumices apo ajo do ta marrin organet me te larta te Alternatives, diten e marte./Gazeta LAJM