Nimic: BE bëri gabim historik ndaj Maqedonisë së Veriut
Bashkimi Evropian bëri gabim historik që shtyu procesin aderues të Maqedonisë së Veriut në BE edhe pse kishte premtime se kjo do të ndodhë pas Marrëveshjes së Prespës. Kështu deklaroi deputeti i posaçëm dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin e vendit, Matthew Nimety në intervistën e tij për portalin grek “In”.
“Sipas mendimit tim, Bashkimi Evropian bëri gabim historik që nuk lëvizi shpejt në bisedimet e Maqedonisë së Veriut. Kishte premtime, kishte shpresë në Maqedoninë e Veriut se pas kontestit me Greqinë, do të ndodhë fillimi i bisedimeve. Kjo nuk ndodhi”, tha Nimetz.
Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës ishte marrëveshje e mire për të dyja vendet, por edhe kompromis.
“Në SHBA fjala kompromis është fjalë pozitive. Në këtë rajon kur e thotë këtë fjalë, njerëzit mendojnë është mossukses”, tha ai.
Ai vlerëson se Marrëveshja do të vazhdojë dhe nuk do të anulohet për shkak se është miratuar në të dy Kuvendet, por ka rrezik se nuk do të zbatohet.
“Udhëheqësia e re në Maqedoni u shpreh se do ta respektojë marrëveshjen, ndërsa Qeveria e Mitsotakis në Greqi, që nga fillimi ka thënë se është marrëveshje ndërkombëtare he se do ta respektojë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë zhbërje të marrëveshjes, por ekziston rrezik se nuk do të zbatohet”, tha ai./Telegrafi/