Maqedoni

Nikollovski: Zgjedhje të parakohshme, që të mbijetojmë dimrin 2023

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksdandar Nikollovski i ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat tha se zgjedhjet e parakohshme do të ishte më mirë të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm, sepse, siç u shpreh ai, dimri i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë, ndërkohë që pushteti aktual, mes tjerash, nuk di të menaxhoj me prodhimin energjetik vendor, shkruan Alsat.

“Dimri 2023 do të jetë më i vështirë nga dimri 2022, sepse lufta në Ukrainë nuk do të përfundojnë së shpejti. Pritet që çmimet e energensëve të shkojnë përpjetë, a me një ekip të paaftë që nuk din ta organizoj prodhimin vendor , mendoj se 2023-ta do të jetë edhe më e vështirë. Për këtë arsye zgjedhjet duhet doemos të mbahen sa më shpejtë, më së voni në pranverë, që të ketë kohë qeveria e re të përgatitet për dimrin e ardhshëm, 2023”, tha Nikollovski. /Alsat.mk