Maqedoni

Nikollovski: Një person ka humbur jetën gjatë “plaçkitjeve” që po bën pushteti LSDM-BDI

Qeverisja në ikje e LSD-së dhe BDI-së po bën grabitje masive të ELEM-it dhe REK-ut të Manastirit. Qëllimi është të rrëmbejnë sa më shumë që të jetë e mundur gjatë ikje. Tenderët lëshohen në baza ditore, normalisht për kompaninë e preferuar të konsullit të Bjellorusisë!, shkruan në rrjetin social Facebook nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikoloski, transmeton lideri.mk.

Nikollovski po ashtu informoi se në një aksident trafiku kur njëri nga kamionët që transportonte thëngjill është përplasur me një traktor, një person ka humbur jetën.

Prandaj banorët e Novacit po organizojnë protesta për t’i dhënë fund krimit në ELEM dhe REK Manastir!, thotë Nikoloski, duke shtuar se një protestë e tillë mbahet sot dhe e ka përkrahjen e tyre./Lideri