September 19, 2024
Maqedoni

Nikolloski: Siguruam paga të rregullta për 4.400 të punësuar në Postë dhe Hekurudha, gjatë qeverisjes së kaluar kjo nuk ndodhte

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se janë siguruar mjete për paga për punëtorët e Postës nacionale dhe kompanive hekurudhore Infrastruktura dhe Transporti.

“Gjërat po ndryshojnë – në kohën e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka pasur pagë, tani ka! Sot pagë do të marrin punëtorët e Postës së Maqedonisë, ndërsa dje morën në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë. Nga e hëna do të ketë pagë edhe për Hekurudhat dhe Transportin. Për të dytin muaj radhazi ka pagë të rregullt dhe nga muaji i ardhshëm nuk do të ketë probleme me pagat sepse do të hyjë në fuqi ribalancimi i buxhetit. 4400 familje marrin atë për të cilën kanë punuar. E di që shumë do të thonë se dhënia e pagës është diçka normale, por nuk ishte kështu në kohën e LSDM-së dhe BDI-së”, ka shkruar Nikolloski në një postim në Fejsbuk.

Ai e përgëzoi edhe menaxhmentin e Postat e Maqedonisë, Infrastrukturës hekurudhore dhe Hekurudha dhe Transport dhe njofton se “tani pason një periudhë e hetimeve dhe përgjegjësisë për punët e mëparshme”.