Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve, presidenti Nishani ishte shumë i afërt me diasporën në Amerikë
Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork
Shqiptarët e Amerikës me tronditje të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të presidentit Bujar Nishani.
Në kohën kur prisnim lajme të mira nga Gjermania, ku po shërohej, erdhi lajmi i kobshëm. Ai ishte një burrështetas që kishte lidhje të jashtëzakonshme me shqiptarët e Amerikës.
Si në Shqipëri, ashtu edhe në mesin e shqiptarëve në diasporë, presidenti Nishani rrezatonte energji pozitive unifikimi, aq e nevojshme për kombin tonë.
Çështja shqiptare ishte preokupim i tij i vazhdueshëm, mu ashtu siç i ka hije presindtit të shtetit amë.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nishani, po mundohem të gjej fjalët më adekuate për tua bë me dije se gjithë shqiptarët ndajnë dhimbjen me ta dhe bashkëniejn për humbjen e madhe.
Familja Nishani duhet të jenë krenarë që në mesin e tyre patën një figurë aq dinjitoze për mbarë kombin!