Shqipëri

Ngjarje tragjike në Tiranë, 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

Një 43-vjeçar me inicialet R.S sot në orët e hershme të mëngjesit ka ekzekutuar me armë zjarrin kunatën (bashkëshorten e vëllait) dhe më pas dyshohet të ketë vrarë edhe veten.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftim.