Nga nesër punonjësit e prokurorive nuk do të punojnë as për raste emergjente nëse Qeveria nuk ulet të negociojë
Të punësuarit në prokuroritë publike në vend sot kanë mbajtur sërish grevë për plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave. Greva është organizuar nga Sindikata e Punonjësve të Administratës dhe Organeve Gjyqësore pranë lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, ndërsa kryetari i saj Tërpe Dejanovski tha se sot është dita e 17-të nga fillimi i grevës në prokuroritë publike dhe se greva e sotme është paralajmërim, sepse siç tha ai, nëse në ditët e kaluara punëtorët e prokurorive kanë punuar vetëm për çështje urgjente si kërkime, paraburgime dhe ankesa urgjente nga nesër nuk do të bëjnë asgjë dhe sistemi i drejtësisë në vend do të paralizohet plotësisht.
TRPE DEJANOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS TË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS DHE ORGANEVE GJYQËSORE
“Nga gjithsej 390 të punësuar në prokurorinë publike, 300 punëtorë sot do të vijnë këtu. Nëse kjo nuk është dëshmi e mjaftueshme për seriozitetin, nuk e di se çfarë mesazhi tjetër duhet të dërgojmë.
Ai shtoi se gjyqësori do të paralizohet plotësisht nëse grupi i punës i Qeverisë nuk ulet dhe nuk negocion kërkesat e tyre dhe se nuk mund të kuptojë se pse qeveria këmbëngul që t’u fshihet paga minimale si element bazë i pagave.
TRPE DEJANOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS TË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS DHE ORGANEVE GJYQËSORE
“Kjo do të thotë se në mars të vitit 2024, kur të rritet paga minimale, asnjëri nga këta punëtorë nuk do të përfitojë harmonizim të pagës . Projeksioni është që paga minimale të rritet për 3 deri në 4 mijë denarë, që do të krijojë një tjetër kaos në gjykata, administratë dhe prokurori”.
Nga Sindikata thonë se Qeveria gënjehet se greva do të shtyhet vetëm me formimin e grupit punues. Ata thonë se greva nuk do të ndalet dhe nëse sot grupi punues prej pesë ministrave nuk ulet për të negociuar me ta, nga nesër greva do të bëhet edhe më rigoroze.