Maqedoni

Nga nesër borë dhe erë e Veriut

Nga nesër borë dhe erë e Veriut
Drejtoria për Punë Hidrometerologjike njofton se nesër dhe gjatë natës së Premtes do të ketë reshje të shiut dhe borës. Reshje më intensive, sic njofton KlanM, priten në pjesët jugore dhe lindore të vendit.
Në viset malore, sipas metereologëve, do të rritet shtresa e dëborës, kurse në disa vende më të ulëta do të formohet shtresë e re dëbore. Të Premten pasdite dhe të Shtunën, sic percjell KlanM, do të ketë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior dhe do të ketë reshje kryesisht të borës me intensitet më të dobët.