June 24, 2024
KosovëLajmet e reja

Nga Kamenica në SHBA, shkenctarja e re shqiptare po hulumton kancerin

Një limon ia ndryshoi jetën Esma Feras nga fshati Karaçevë e Poshtme e komunës së Kamenicës.

Kurioziteti mbi molekulat, ADN-në, e gjenetikën, e kishte shtyrë atë që të bënte një eksperiment në këtë pemë në shtëpi, me mjetet që ia kishte dhënë profesori i biologjisë.

Suksesi i këtij eksperimenti, të cilin e bëri Esma më 2019, si nxënëse e klasës së 11-të, e kishte bindur që pasionin e saj mbi molekulat e gjenetikën, duhej ta vazhdonte në një shtet të zhvilluar si SHBA-ja.

Sot, Esma është në vitin e katërt të studimeve të Biologjisë molekulare në Universitetin New Haven në shtetin Connecticut, dhe është hulumtuese për detektimin e hershëm të kancerit të vezoreve në Universitetin prestigjioz amerikan, Yale.