Maqedoni

Nga janari i vitit 2020 deri në shtator 2021 në Maqedoni kanë humbur jetën 43 mijë persona

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika gjithsej 25.775 persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2020.

Me 25.775 persona të vdekur, për 26% rritet vdekshmëria nëse krahason me vitin paraprak 2019.

Nga sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut kanë vdekur 10.726 pacientë, ndërsa nga kanceri kanë vdekur 6.683 persona.

Po ashtu, në analizën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nga 1 janari i vitit 2020 deri në shtator të këtij viti kanë humbur jetën gati 43 mijë persona, prej të cilëve 7.700 janë persona që humbën jetën nga COVID-19.