Nga janari Belgjika merr kryesimin me BE, nga 3 prioritete kryeministri De Croo nuk përmend zgjerimin
Kryeministri belg Aleksander De Croo përme një video në rrjetet sociale ka bërë publike tre prioritetet e Belgjikës nga janari i vitit të ardhshëm kur edhe marin kryesimin e BE-s.
De Croo përmend tre prioritete të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me qytetarët dhe ekonominë e Bashkimit Europian e në asnjë rast edhe zgjerimin e BE-së me vende të reja.
Bashkimi Evropian nuk mund të zgjerohet pa reformë të brendshme të BE-së, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, në intervistën për të përditshmen belge “Le Soir”, pas kthimit nga Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Vizita e saj është në kuadër të presidencës së Belgjikës me BE-në, e cila fillon më 1 janar 2024.
Belgjika mbron pikëpamjen se rruga drejt zgjerimit duhet të lidhet me rrugën e reformave të brendshme të BE-së.
“Ka reforma që duhen zbatuar ose rrezikojnë të paralizojnë dhe përçajnë Evropën. Duhet të zbatohet paralelisht. Të dyja janë vërtet të nevojshme, zgjerimi nuk mund të shkojë pa reformën e institucioneve evropiane”, thotë ajo.
Ministrja nuk konfirmon datën 2030 për zgjerimin e dhënë nga presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, edhe pse ajo dhe Michel i përkasin Lëvizjes Demokratike, partisë liberale të frankofonëve të Belgjikës. Sipas saj, viti 2030 është vetëm një datë simbolike.
“Është mirë të vendosësh objektiva, por gjithashtu duhet të bësh progres real. Dhe është mirë të kesh anëtarësim progresiv. Vendet kandidate tashmë po marrin fonde për të reformuar veten, për të hapur ekonomitë e tyre, për të reformuar sistemin e drejtësisë, median etj”, shtoi ajo.
Funksionimi i BE-së është përballur me pengesa për mënyrën e vendimmarrjes në të cilën fjalën e kanë të 27 shtetet anëtare. Sipas Labibit, “reforma e Unionit është e nevojshme edhe pa zgjerim. Sot jemi përballur me pengesa, ndaj duhet të jemi më të shpejtë, më të shkathët në vendimmarrje. Jemi kritikuar sepse nuk mund të flasim me një zë dhe tashmë është e ndërlikuar në 27. Dhe çfarë do të bëjmë nesër me 33 apo 35 anëtarë? “Belgjika është në favor të votave të shumicës më të cilësuar për politikën e jashtme, për mbrojtjen e Evropës etj.”, thotë ajo.
Labib i referohet edhe raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe faktit që sot të gjithë sytë janë te Ukraina dhe Moldavia, ndërsa vendet e Ballkanit prej 20 vitesh presin një përparim konkret drejt BE-së. Mali i Zi shpreson të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028, por rruga e Serbisë është e bllokuar sepse Beogradi nuk i bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisë.
Ministrja specifikon se Belgjika ende nuk ka një qëndrim të caktuar nëse do të mbështesë fillimin e negociatave me Kievin, siç këshillohet nga KE në raportin e 8 nëntorit.
“Nuk është vendosur ende”. Në çdo rast, do të jetë një konsensus në nivel evropian. Dhe, nën presidencën tonë, ne do të duhet të veprojmë si ndërmjetës, të bëjmë kompromise, puna jonë do të jetë të bashkojmë pikëpamjet e të gjitha 27 vendet e BE-së”, thotë Labib.