Prej të premten, temperatura mbi 20 gradë celsius në Maqedoninë e Veriut
Në Berovë mëngjesin e sotëm janë matur -6 gradë, në Kriva Pallankë -3, ndërsa në Shkup -1 gradë Celsius, njofton DPHM.
Në 24 orët e kaluar ka rënë shi në Llazaropole, Ohër, Manastir, Kodrën e Diellit, Krushevë, Prilep.
Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri në vranësira të konsiderueshme. Pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu, më të dendura në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë.