Nga dita e hënë në të gjithë shtetin do të fillojë vaksinimi i mësimdhënësve
Imunizimi i mësimdhënësve dhe të punësuarve në shkolla do të fillojë nga dita e hënë në të gjithë shtetin. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke llogaritur se që nga shtatori planifikohet viti shkollor 2021/2022 të fillojë me prani fizike në hapësirat shkollore, ndryshe nga viti i kaluar shkollor që u zhvillua kryesisht online.
Ministria e Shëndetësisë
“Informojnë se duke filluar nga e hëna do të vaksinohen të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme në vend, ndërsa javën e ardhshme do të fillojë regjistrimi i terminëve edhe për vaksinimin e të punësuarve në arsimin e lartë”.
Ndërkaq, siç njoftojnë autoritetet shëndetësore vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 586.537 doza vaksinash, ndërsa 227.851 qytetarë janë rivaksinuar.
Gjatë ditës së djeshme gjithsej janë vaksinuar 13.732 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 11.299 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 484.220 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.