Maqedoni

Nga Amerika në Likovë, miliarderi shqiptar vizitoi minierën e Llojanit, shpresë për qindra punësime

Kandidati i koalicionit ASH-AAA, Arsim Idrizi, ka pritur dje biznismenin shqiptar Sahit Muja, i cili ka ndërtuar biznes miliarda dollarësh në industrinë e mineraleve. Ata kanë vizituar minierën e Llojanit, e cila me dekada qëndron e mbyllur edhe pse ka pasuri të madhe mineralesh. Muja ka premtuar shqyrtim të mundësisë për rihapje të kësaj miniere, e cila do të siguronte qindra vende pune për banorët e Likovës dhe ndërprerje të procesit të shpipullimit të kësaj komune. Gjatë vizitës Muja është shoqëruar edhe nga lideri i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe nga deutetja e kësaj partie, Safije Sadiki Shahini.
“Sot e prita në Komunën tonë biznesmenin e suksesshëm dhe veprimtarin e madh të mërgatës shqiptare nga Amerika, z. Sahit Muja.
Si biznesmen i dëshmuar me kompaninë e xeheve “Albanian Minerals”, ai shfaqi interes të veçantë për rikthimin në funksion të minierës së Llojanit.
Shpresoj që 17 tetori të jetë një ditë fitoreje për Likovën dhe e ardhmja të na sjellë më shumë vende pune dhe një Komunë të zhvilluar.
E falënderoj z. Muja për vizitën dhe uroj të kemi lajme të mira.
Na priftë e mbara!”, deklaroi Idrizi pasi bashkë me mysafirët vizituan minierën e Llojanit.