Maqedoni

Nga 1 korriku do të lejohen dasmat edhe në ambiente të mbyllura

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot solli vendim që nga 1 korriku të lejohet organizimi i dasmave edhe në ambiente të mbyllura me maksimum 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës, ​​ka njoftuar kështu në profilin e tij në Facebook Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2021.
Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive nga 1 qershori, është lejuar organizimi dasmave, ahengjeve, festave në ambient të hapur / terraca verore deri në maksimum 100 persona, por jo më shumë se 50 përqind e kapacitetit të hapësirës dhe deri në maksimumi gjashtë persona në tryezë me distancë të rekomanduar ndërmjet personave.

Më parë dasmat ishin lejuar vetëm në ambiente të hapura deri në 1000 persona. /SHENJA/