Newcastle kërkon transferimin e tre futbollistëve nga Chelsea
Newcastle United padyshim që është befasia më e këndshme këtë sezon në Ligën Premier, së bashku me Arsenalin.
Përderisa vitin e kaluar siguruan qëndrimin në elitë, këtë vit Newcastle United ndodhet në mesin e katër skuadrave më të mira në Angli dhe objektivat e klubit janë rikthimi në Ligën e Kampionëve.
Trajneri Eddie Howe e di se për të mbetur në mesin e katër skuadrave të para në kampionat duhet ta përforcojë ekipin dhe tani po kërkon afrimin e lojtarëve të ri.
Newcastle ka rikthyer sytë te Chelsea dhe po kërkon transferimin e tre lojtarëve nga gjiganti londinez.
Mesfushorët Connor Gallagher e Ruben Loftus-Cheek si dhe sulmuesi anësorë Hakim Ziyech janë tre futbollistët në listën e Newcastles për t’i transferuar gjatë afatit kalimtar dimërorë.
Chelsea nuk e ka ndërmend t’i largojë dyshen angleze Gallagher e Loftus-Cheek, pasi ata shihen si e ardhmja e klubit, por nuk përjashtohet huazimi i tij.
Ndërkohë sa i përket Hakim Ziyech, te Chelsea janë të hapur ta shesin për një shumë mbi 30 milionë euro.
Gjithsesi ‘Laraskat’ së shpejti pritet të dalin me oferta zyrtare për tre futbollistët, pasi që të tre pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga trajneri Eddie Howe.