Maqedoni

Nevzat Bejta me “Grupin e zjarrit” në Manastir, jo me Ali Ahmetin në Çegran

Këtë të shtunë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të jetë në Çegran të Gostivarit, ku do të mbaj një takim informativ me banorët e këtij vendbanimi, ndërsa në anën tjetër, “Grupi i zjarrit” do të jetë në Manastir, ku do të realizoj një takim me strukturat e degës së BDI-së së këtij qyteti, shkruan Open-TV.

Ish-kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta atë ditë do të jetë në Manastir me “Grupin e zjarrit” dhe jo me Ali Ahmetin në Çegran dhe këtë ai e ka bërë të ditur në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Grupi i zjarrit” para disa ditësh mbajti takim me banorët e Studeniçanit.