Maqedoni

Nesrine Abazi zgjedhet kryetare e FG të Lëvizjes Besa për Kumanovë e Likovë

Sot në kafe me kryetarin Bilall Kasamin, pas zgjedhjeve të Forumit të Gruas për Kumanovë dhe Likovë. Urimet më të mira për kryetaren Nestrine Abazi , një aktiviste simbol për organizime politike, që me përkushtim të pashoq përfaqëson partinë në Këshillin e Komunës së Likovës. Kënaqësi të ndash bisedat me zonja të respektuara, nën prezencën e kryetarit Kasami dhe anëtarit të kryesisë qendrore Luan Ramadani. Lëvizja Besa po organizohet fuqishëm si opsion i vetëm dhe i vërtetë opozitar, dhe alternativa më e mirë për qeverinë e ardhshme. Si njohës i çështjeve politike, tani dhe më pjesë e “Qeverisë nën hije” në Lëvizjen Besa, duke kryesuar departamentin për sistem politik në parti, vërej qartë se Bilall Kasami me bashkëpunëtor ka strategjinë e qarte se si të vij në pushtet përmes një organizimi të mirëfilltë bashkohor politik dhe duke ndërtuar politika publike model për qeverisje lokale të cilat do të barten edhe në pushtetin qendror. (F.R.)