Nesimi: Mos i fajësoni të dyja palët njësoj në konflitin izraelit-palestinezë
Florian NESIMI
Ju që përpiqeni të fajësoni të dyja palët në konflitin izraelit-palestinezë, a e dini se:
– Konflikti filloi pas vendimit të gjykatës izraelite që dhjetëra familje palestineze të Jerusalemit Lindor të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe në ato toka të vendosen ardhacakë izraelitë?!
– A e dini se procesi i dëbimit në politikë njihet si krim lufte nën termin e gjuhës frenge “deloger” që domethënë – shpërngul me dhunë, dëboj?
– A e dini se procesi i dëbimit me forcë cilësohet si pastrim etnik, e raste të tilla kishim në Bosnjë, Ruandë, Kosovë, dhe së fundmi në Myanmar. Për të gjitha këto raste janë udhëhequr gjykime ndërkombëtare për krime lufte.
– A e dini se këto familje palestineze që po dëbohen nga Jerusalemi Lindor shtëpitë i kanë ndërtuar në vitin 1951, dhe a e dini se ka persona që kanë lindur në këto shtëpi, ende jetojnë aty dhe tani janë të moshës 70 vjeçare.
– A mund ta paramendoni se në moshën 70 vjeçare ato njerëz dëbohen nga shtëpitë në të cilat kanë lindur!
– A e dini se palestinezët në Izrael nuk kanë nënshtetësi por vetëm lejeqëndrim të përhershëm. Por nëse e humbin vendbanimin ato do të humbin edhe lejeqëndrimin e përhershëm dhe do të duhet të shkojnë në ndonjë shtet tjetër, në kamp refugjatësh mesiguri.
– Përpara se të fajësoni palestinezët me turli arsyetimesh, parashtrojeni pyetjen: Çfarë do të kishit bërë ju sikur të ju vinte një vendim nga gjykata se duhet të lëshoni shtëpinë tuaj të ndërtuar në tokën e gjyshit tuaj, dhe aty të vendoset dikush tjetër?!
P.S. Marrë nga prof. Florian NESIMI, postim në profilin e facebook