Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
Me rastin e shënimit të 7 majit – Ditës së Policisë, nesër në një pjesë të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit.
Bulevardi KAÇKM në “Novo Lisiçe” të Shkupit, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim.
Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u binden urdhrave të dhëna nga zyrtarët policorë.