Nëse për anëtarësim në BE duhet të presim pak më gjatë, atëherë në rregull, ja vlen të presim
Shkruan: Ejup Berisha, Politolog
Sado gjatë në afat kohor që të zgjasin negociatat për antarsimin e RMV-së në Bashkimin Europjan, politikanët dhe qytetarët e vendit duhet të jenë të durueshëm e të qetë dhe të bëjnë cmos që një ditë vendi të behet doemos shtet antar i barabartë dhe i plotfuqishëm i BE-së. Koha është e rëndësishme për këtë çështje, shpejtësia gjithashtu për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Kështuqm që duke i pasur parasyshe rreziqet që egzistojnë kohëve të fundit si pasojë e luftës Ruso-Ukrainase në botë, këto e imponojnë nevojën që shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimor të antarsohen sa më shpejte në BE me qellim që të shmanget ndikimi ruso-kinez në rajon. Por edhe nëse duhet të pritet më gjatë që antarsimi në BE të ndodhë atëher ne duhet të presim më me durim dhe më me urtesi.Thuhet se kush duron fiton e përher fiton njeriu i urtë i cili duron. Antarsimi në BE ështe alternativë e vetme që jep shpresë për një jetë më të mirë, e më të lumtur në rregull, në rend, në zhvillim e përparim në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Bashkimi Europjan ka krijuar dhe po zbaton sistem vlerash pozitive dhe stabile të cilat nuk i gjenden askund në asnjë aleancë dhe civilizim tjetër botëror. Sistemi i vlerave europjane në qendër të vemedjes së zhvillimeve dhe të rrjedhave shoqerore e ka individin. Këtij, në këtë sistem vlerash i njihen, i respektohen dhe i përparohen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit. Këto njeriun e bëjnë zotëri të vërtetë e të pavarur e jo argat apo dhe person të varur nga shoqëria dhe shteti.
Qytetari europjan është ai që arsimohet, edukohet dhe aftësohet intelektualisht dhe moralisht përmes zbatimit të planprogrameve dhe përvojave më përparimtare dhe më produktive edukative dhe arsimore. Në Europe nxënësit dhe studentët edhe mësojnë por edhe aftësohen direkt në procesin e punëve praktike. Nxënësi i shkollës së mesme psh atje edhe mëson teoretikisht por edhe aftësohet praktikisht bile i njëjti edhe paguhet gjat procesit të aftësimit të tij praktik sepse angazhohet për të punuar në institucione publike dhe ndermarrje private. Në disa shtete të zhvilluara studentët stimulohen në menyra të ndryshme për të studjuar. Në Bashkimin Europjan nuk ka marrje diplomash me para pa studjuar dhe pa u arsimuar fare. Atje duhet ngrohur karriga për tu bërë Politolog, sociolog, filozof, filolog, ekonomist, biolog, psikolog, mjek dhe profile tjera arsimore.
Profesorët e shkollave të mesme atje nuk japin nota në kembim të blerjes së një sanduiqi dhe të një “coca cole” nga ana e nxënësve për ta sic ndodh te ne. Këtu psh Profesori i thotë nxënësit Shko e ma blej një sanduiç dhe një Coca Cola nëse don notë kaluese. Në Univeristetet Europjane nuk jepen para për të marre nota në provime apo dhe nuk shiten dhe nuk blihen diploma universitare dhe pas univeristare. Paramendoni te ne disa qindra njerëz kanë arritur të blejne tituj shkencor si magjistër dhe doktor shkencash por të njëjtët nuk kanë shkruar asnjë ditë të vetme ne Fakultete ku janë bërë maxhistra dhe doktora shkenash. Në shtetet e BE-së Juristi nuk detyrohet të punoj si ekonomist, biolog apo dhe inxhinjer. Magjistri apo doktori i shkencave nuk detyrohet të punoj kamarier, pastrues apo dhe vozitës autobusi e taksie. Atje në shtetet e Europës kuadrot që punojnë dhe krijojnë në procesin e punës avancohen në poste udhëheqëse si shefa dhe drejtorë por këta këto poste i marrin me meritë pasiqë nuk rrine duarkryq por punojnë dy fish më shumë se punëtorët e rëndomte. Në shtetet Europjane ka rroga të majme si për punëtor të rëndomtë ashtu edhe për shefa dhe drejtorë. Në BE ka demokraci të mirefilltë, të përparuar dhe funkcionale. Atje nuk mbahen zgjedhje me manipulime, blerje votash tentim për marrje votash, me shantazhe , kërcnime, kushtëzime dhe me dhunë. Këto gjëra në shtetet e BE-së sankcionohen ashpër me ligj. P.sh. në Gjermani tentimi për tiu shmangur transparencës në harxhimet publike një ish funkcionari të larte qeveritar i ka kushtuar me humbje jo vetëm të postit por edhe me perfundim të karrierës politike, besoj se e dini se në rastin konkret bëhet fjalë për bashkuesin e dy Gjermanive për ish kancelarin Helmut Kohl. Ndërsa këtu te ne në Ballkan këto gjëra janë bazë për përparime në majat më të larta të karrierës politike.Këtu në rajonin e Ballkanit sa më hajn dhe më problematik të jeshë aq më lartë në maje të kierarkise organizative dhe funkcionale shtetrore dhe publike do të ngjitesh. Prandaj ja vlenë pritja për antarsim në BE.