Opinion

Nëse don Aliu t’a shpëton BDI-në, duhet t’i shkarkojë funksionarët nga dy rrymat

,,Ja jep bukën, ta then kupën”

Shkruan: Abedin Zyberi
Gabimi i Ali Ametit është se ngriti persona të gabuar, ju dha pushtet 20 vjeçar, i lejoi të pasurohen në kurriz të shqiptarëve, i lejoi të faktorizohen pa dhënë asnjë kontribut kombëtarë gjatë jetës së tyre. Duke i përkëdhelur këto të pangoput, i humbi shumë veprimtar që dhanë gjithçka për komb e nuk fituan asgjë për vete. Koha është që këto persona ta lirojnë hapësirën e veprimit politik për gjeneratat e reja, të pastra, të shkolluar mirë, me njohuri të reja të kohës së tashme. Apel për të rinjtë të cilëve nuk po i vjen radha ta dëshmojnë veten, mos i shkoni mbrapa atyre që jua mbyllën derën e ardhmërisë. Koha është për revolucion, për ndryshime të kuadrove në politikë.
Nëse don Aliu ta shpëton BDI-në dhe Shqiptarët duhet të i largoj të gjithë personat që shijuan pushtet ndër vite në të dy krahët e përçarë dhe t’i zëvendësoj me kuadro të ri profesional.
Jam i dëshpëruar nga ata që vrapojnë pas të pangopurve, kam menduar se është ngrit vetëdija kombëtare por paskam gabuar.
01.03.2023