Maqedoni

Nepotizëm kudo e kjo vërtetohet edhe nga akuzat mes partive në prag të fushatës!

Sipas Kuzeskës, kjo praktikë e nepotizmit është e përhapur dhe përfshin një rrjet të gjerë të individëve të lidhur me kryetarin dhe partinë e tij. Kjo situatë ka nxitur kritika të ashpra nga LSDM, e cila paralajmëron se çdo votë për DPMNE-në do të ishte një votë për vazhdimin e kësaj praktike dhe për strehimin e interesave partiake.

“Drejtori i PK “JP Ohër Komunalec” Sasho Najdovski është edhe shok i Petsakovit. Kumasinka Olivera punon në të njëjtën kompani. Në këtë kompani pozitë menaxheriale mban Dusko Shajnoski, banor nga Bajaj. Ilija Arnaudoski është ish-kryetar i komitetit lokal të DPMNE-së në Velgosht dhe punonjës i Kapitenerisë. Bashkëshortja e tij Anxhela është e punësuar në komunën e Ohrit. Sekretar i Komitetit Komunal të DPMNE-së është Kosta Arnaudov. Bashkëshortja e tij është punëtore e JP “Vodovod”. Shefi i Urbanizmit e ka graduar bashkëshorten e tij në shefe të shërbimit vakant në komunën e Ohrit. Xhaxhai i Petsakov, kryetari i Ohrit, është punëtor i PK “Niskograbanda” Ohër”, tha Kuzeska.

Nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen përmes komunikatës se LSDM-ja dhe Kovaçevski janë kumbarë të nepotizmit.

“Në seancën që udhëhiqej nga Kovaçevski është ndarë tokë shtetërore për fotovoltaikë për bashkëshorten e tij me çmim një euro për metër katrorë. Derisa Kovaçevski ishte Zv/Ministër për Financa dhe mandatar për qeverinë e re, kumbari i tij Paunov, përmes firmës Piksel ka marrë ndihmë shtetërore”, thanë nga VMRO-DPMNE

Socialdemokratët kanë vazhduar me akuzat kundër opozitës maqedonase edhe për modernizimin e ARMV-së. Sipas tyre, VMRO-DPMNE është kundër NATO-s dhe BE-së, për këtë shkak janë kundër modernizimit. Furnizimi me helikopterë për modernizimin e ARMV-së sipas standardeve të NATO-s ka nis para 4 viteve, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja 11 vite shkurtonte buxhetin e Armatës për të investuar në projektin “Shkupi 2014”.

Nepotizmi ka kapluar edhe gjyqësorin –

Vesna Toleva deri më tani ishte ushtruese detyre – sekretare gjenerale, gjegjësisht ishte ushtruese e detyrës – shefe e bashkëshortit. Kryetarja e Komisionit për
Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, deklaroi që ka elemente të mjaftueshme për të krijuar një lëndë si rezultat i asaj se burri dhe gruaja janë të punësuar në një institucion të njëjtë shtetëror.

Ajo vlerësoi që një punësim i tillë fillimisht nuk është etik, ndërsa sa është ligjor, do të analizohet sistematizimi në Këshillin Gjyqësor. Martin Tolev, djali i Vesnës dhe Naces, në shkurtin e kaluar ishte punësuar si bashkëpunëtor i ri gjyqësor në Gjykatën e Lartë Administrative.

Ndryshe në garë ishte edhe sekretarja shtetërore Julijana Georgievska, e cila në votim mori vetëm gjashtë vota “për” dhe shtatë “kundër”, ndërsa Toleva mori 12 vota “për” dhe një “kundër”. Vesna Dameva, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, në fillim raportoi që në anketën e brendshme, Toleva mori 11 vota, ndërsa Georgievska 14 vota. Të punësuarit janë befasuar pse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk e kanë marrë parasysh mendimin dhe votimin në anketë.

Prandaj, duke pas parasysh që nepotizmi është fenomen shumë i përhapur në vendin tonë, madje është prezent në secilin e institucion. Gjithkund është i dëmshëm por pasoja më të mëdha krijon në sistemin e gjyqësisë që është hallka e sigurisë në vend. Dhe, në momentin që mbizotëron pasiguria në vend, dëshpërimi rritet dhe braktisja e vendit shtohet. /Zhurnal.mk