Nënshkruhet marreveshja, pas shumë viteve do të ndërtohet infrastrukturë rrugore në Hipodrom 2
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, sot në mëngjes nënshkruan marrëveshje për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugëve në Hipodromin 2.
“Jam i lumtur që pas shumë vitesh më në fund banorët e Hipodromit 2 do të kenë infrastrukturë rrugore.
Kjo marrëveshje është arritur në përputhje me Marrëveshjen për kredi për financimin e projektit për lidhjen e rrugëve lokale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore.
Marrëveshja siguron mjete financiare në vlerë prej 45.013.572 denarë si grant për komunën e Gazi Babës përmes Bankës Botërore.
Ka përfunduar procedura e plotë për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të kryejë punimet e ndërtimit dhe menjëherë pas marrjes së pëlqimit për regjimin e qarkullimit nga MPB, do të fillojnë aktivitetet ndërtimore në terren.
Komuna e Gazi Babës paraprakisht ka siguruar komplet projektim dhe dokumentacion teknik për ndërtimin e rrugëve lokale në Hipodromin 2” ka shkruar Stefkovski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.