June 30, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Nëna nga Tetova arrestohet për drogë, djali i saj i iku policisë

Foto Arkiv

Me datë 22.06.2024, policët e Seksionit për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë nga SVR Tetovë, kanë arrestuar S.M (50) nga Tetova. Gjatë kontrollit në banesën e saj, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marijuana, një peshore dixhitale, një grirëse dhe para, transmeton Lideri.mk.

S.M. është dërguar në stacion policor, ndërsa djali i saj B.M (21) është larguar nga vendi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse./Lideri