Maqedoni

Nëna e Lorentit, kritika udhëheqësisë së shkollës “Istigball”

Nëna e Lorent Iljazit, nxënës në shkollën fillore “Istigball” në Tetovë, akuzon udhëheqësinë e shkollës se nuk ka marr masa pas incidentit të 29 marsit, kur djali i saj është lënduar nga bashkëmoshatarët e tij në klasë, ku si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Pyes publikisht dhe kërkoj përgjegjësi nga shkolla: 1. Pse udheheqësia e shkollës nuk ka thirrur urgjentisht ndihmën e shpejtë duke parë se djali ka lëndime të renda fizike? 2. Përse shkolla nuk merr masa konkrete pedagogjike sipas dispozitave ligjore, por e transferon të gjithë klasën në një klasë të vogël në podrum? 3. Përse shkolla “Istigball” edhe pas 3 javësh e fsheh rastin dhe nuk ka njoftuar institucionalisht Inspektoratin Komunal, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit?”, – u shpreh nëna e Lorentit, Lejla Iljazi Mulaku.

Drejtoresha e shkollës hedh poshtë akuzat e nënës së Lorentit

Këto akuza i ka hedhur poshtë drejtoresha e shkollës fillore “Istigball”, Magbule Aliu, ku përmes një komunikate me shkrim ka theksuar se janë marrë të gjitha masat në kuadër të ligjit.

“Shkolla fillore “Istigball” i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, sa i përket rastit 29 marsit, që ka filluar si lojë mes nxënësve në klasë dhe ka përfunduar me lëndime të nxënësit, Lorent Iljazit. Rasti është paraqitur në Inspektoratin e Arsimit komunal. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme si shkollë. Nxënësit Lorent Iljazit i është dhënë ndihma e parë nga arsimtarët përgjegjës të ditës.”, shkruan në komunikatën me shkrim nga shkolla fillore “Istigball”, drejtoresha, Magbule Aliu.

Nxënësi Lorent Iljazi vazhdon të jetë në pushim mjekësor, ndërsa sipas prindërve të tij, ai ka frikë të vazhdojë shkollën pas lëndimeve që i shkaktuan bashkëmoshatarët.