Maqedoni

Nëna e Beqir Sadikut viziton vendin ku djali i saj ra dëshmor

Nëna e Beqir Sadikut, heroit të tri luftërave që ra déshmor në Haraçinë, sot ka vizituar vendin ku ra djali i saj dëshmorë. Në këtë vizitë ajo është shoëruar nga djali i saj Blreim Sadiku.

“NJË vizitë në Haraçinën heroike te vendramja e vllaut toger Beqir Sadiku Kom. Sllupçani”, ka shkruar Blerimi duke postuar foto bashkë me nënën e tij.

Beqir Sadiku (8 Nëntor 1980 – 22 Qershor 2001)
i njohur si Komandant Sllupçani ishte një ushtar dhe luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e Maqedonisë (2001). Mori pjesë edhe në Betejën e Pashtrikut e cila u zhvillua gjatë Luftës në Kosovë, dhe në Betejën e Haraçinës. Lindi më 8 Nëntor 1980 në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës dhe ra dëshmorë më 22 Qershor 2001 në fshatin Haraçinë të Shkupit gjatë luftimeve të ashpra me forcat maqedonase.