Maqedoni

Nën moton “Po ia kthejmë dinjitetin kombit”, Vankovska filloi fushatën për presidente

Nën moton “Po ia kthejmë dinjitetin kombit”, kandidatja e përkrahur nga partia “E Majta”, profesoresha Biljana Vankovska ka filluar fushatën për presidente të vendit. Profesoresha Vankovska thotë se fushatën e saj do ta karakterizojë modestia dhe thjeshtësia, ashtu siç janë dhe qytetarët tanë modest, të varfër, të vuajtur dhe të zakonshëm. Vankovska rikujton qytetarët që për president votohet për individin pavarësisht mbështetjes së partive politike, njëkohësisht iu bën thirrje që të ketë dalje masovike dhe të mos bien pre e politikanëve të tjerë se rrethi i parë nuk është i rëndësishëm.
“Kjo është mundësia që Iu bëj thirrje qytetarëve që të na ndjekin dhe të dalin në ditën e votimit dhe mos të lejojnë që partitë politike t’ua mjegullojnë mendjen se ky rreth është si parahaje dhe ushqimi kryesor do të jetë më 8 maj kur partitë do të ndeshen. Këtu e keni mundësinë që të votoni për individin, edhe pse pas nesh kemi një parti politike, gjithsesi 6 nga ne kandidaturën e kemi vërtetuar me nënshkrimet e qytetarëve që nënkupton se legjitimitetin e kemi nga qytetarët.”, – deklaroi kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska.
Vankovska thotë se dallimin në fushatë do ta bëjë programi zgjedhor që ajo do të prezantojë e që pret ta marrë mbështetjen e qytetarëve.
“E kam njoftuar dhe i qëndroj asaj se do të jem një dhe e vetme me program, që do të ndryshojë dhe do të përmirësojë gjendjen e qytetarëve dhe se programi im garanton një Maqedoni ndryshe.”, thotë profesoresha, Vankovska./TVM2