September 8, 2024
Rajon - Botë

Negociata për armëpushim, Izraeli-Hamasi takohen në Kajro

Përpjekje e re për armëpushim në Rripin e Gazës në Kajro pasi Izraeli bojkotoi bisedimet sepse Hamasi refuzoi të dërgonte një listë të plotë të pengjeve ende të gjallë.

Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris u kërkoi zyrtarëve izraelitë dhe udhëheqësve të Hamasit që të pranojnë marrëveshjen gjashtëjavore të armëpushimit, ndërsa i bëri presion Izraelit të rrisë rrjedhën e ndihmave humanitare.

“Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm për të paktën gjashtë javët e ardhshme. Në këtë mënyrë do të nxirren pengjet dhe do të merret një sasi e konsiderueshme ndihme. Kjo do të na lejojë të ndërtojmë diçka të përhershme dhe të sigurojmë që Izraeli të jetë i sigurt dhe të respektohet e drejta e popullit palestinez për dinjitet, liri dhe vetëvendosje”, tha nënpresidentja amerikane Kamala Harris.

Ndërkohë, presioni ndërkombëtar për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Lindjen e Mesme po rritet.

Kryeministrat e Australisë dhe Malajzisë po bëjnë thirrje për një armëpushim humanitar dhe një zgjidhje politike që duhet të përfshijë një zgjidhje me dy shtete.

Ndërkohë zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit Daniel Hagari, tha se ndërkohë shqyrtimi ynë fillestar konfirmoi se asnjë sulm nuk u krye nga forcat izraelite kundër kolonës humanitare. Shumica e palestinezëve u vranë ose u plagosën si pasojë e rrëmujës.

“Lufta në Rripin e Gazës filloi pasi militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.