BallinaMaqedoni

Nedellkov: SASHK nuk do të marrë pjesë në asnjë protestë të organizuar nga partitë politike

Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë, si sindikata më e madhe e arsimit dhe shkencës, në të cilën janë të anëtarësuar mbi 20 mijë mësimdhënës, distancohet nga çdo lloj ndikimi dhe veprimi politik në arsim.

“SASHK ka marrë vendim që do të përdorë disa mjete më radikale, si protesta apo grevë. Nuk duhet të ketë shqetësime për prindërit për fillimin e vitit shkollor. Presim që deri në mes të shtatorit të finalizohen negociatat apo marrëveshjet për rritjen e pagave”, tha Jakim Nedelkovski, SASHK.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, nga ana tjetër, disa herë deri më tani kanë deklaruar se janë në anën e mësimdhënësve, por se nuk mund ta rrisin pagat duke akuzuar qeverinë e kaluar për shpenzimin e buxhetit.