Maqedoni

Në Vetëvendosje! mbështesin koalicionin ASH-AAA, jo përçarjes!

Lëvizja Vetëvendosje po ndjek zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Zyrtar të kësaj partie thonë se për shkak të pozicionimit të tyre qeveritar dhe si udhëheqës të institucioneve shtetëtore të Kosovës nuk duan të dalin me prononcime publike, për shkak se i bie ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti.

Një zyrtari i saj në kushte anonimiteti theksoi për të pavarurën MekuliPress se, bashkëpunimi i tyre në rrafshin politik ka qenë dhe mbetet me partitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por edhe Lëvizjen BESA, pasi që në vazhdimësi kanë pasur takime dhe komunikime duke përfshirë nivele të liderëve.
“Ne kemi partneritet me këto subjekte, sidomos çmojmë mbështetjen dhe pozicionimin e tyre në zgjedhjet tek ne, por edhe ne kemi preferencat dhe nuk ka munguar prania jonë atje në fushata zgjedhore. Urojmë që këto subjekte ta ruajnë unitetin dhe bashkë të sjellin ndryshimin”, thotë për MekuliPress, zyrtari i LVV.