Shqipëri

Në Tiranë u bë hapja solemne e edicionit të 26-të të librit “Tirana 2023”

Në kryeqytetin shqiptar në Tiranë, sot u bë hapja solemne e edicionit të 26-të i Panairit të Librit “Tirana 2023”, ku marrin pjesë mbi 100 shtëpi botuese nga trevat shqiptare.

Nën moton “Libri na bashkon të gjithëve”, panairi i Librit në Tiranë, nga 15 nëntori deri në 19 nëntor, do të jetë arenë e përbashkët ku shumë shtëpi botuese nga trevat shqiptare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, do t’i promovojnë librat e tyre para autorëve, përkthyesve, shkrimtarëve të mirënjohur shqiptarë dhe botëror. Përveç botimeve të reja, nën moton “Libri na bashkon të gjithëve”, libërdashësit gjatë këtyre ditëve do të kenë rastin që të marrin pjesë edhe në shumë evenimente të ndryshme – promovimin e librave të rinj para auditoriumi shqiptar.

Nëntori është muaji ku shqiptarët bashkohen rreth librit dhe librave shqip, ndërsa kjo vërehet edhe nga prezenca e madhe e shtëpive botuese nga trevat shqiptare.

Sh. B. “Logos – A” është njëra ndër shtëpitë botuese shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila titujt e rinj ia ofron lexuesve shqiptarë me zbritje për 30 %.

LOGOS-A

Titujt e Logos-A edhe këtë vit me 30% zbritje!

Dashamirë të librit!

Në vigjilje të Panairit të librit në Tiranë i cili fillon me 15 nëntor dhe vazhdon deri më 19 nëntor, gjeni të bashkangjitur katalogun e botimeve tona për vitin 2023!

Këtë vit para lexuesve tanë sollëm një numër të konsiderueshëm titujsh, që padyshim ngjallin interesimin tuaj!

Frymëzimi vazhdon!

Gjithashtu, risia tjetër e sh.b. “Logos-A”, për këtë vit është se për librat e mëherëshëm kjo shtëpi botuese ka paraparë zbritje deri në 50% me tituj të kufizuar.

Panairi i parë i librit në Tiranë, ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në vitin 1998, ndërkaq nga ky vit, organizimi i Panairit të Librit në Tiranë është mbajtur rregullisht.