Maqedoni

Në “Tabanoc” arrestohet një 43-vjeçar, i cili deklaroi se është nga Palestina

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në pikën kufitare “Tabanoc” është arrestuar një 43-vjeçar, i cili ka deklaruar se është nga Palestina. I njëjti sipas MPB-s, dorëzoi për identifikim një letërnjoftim rumun të falsifikuar.

“Më 15 mars 2024 në ora 15:00 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria F.K.B.(43), sipas deklarimit të tij, nga Palestina. Gjatë kontrollit verifikimit të pasaportave, ai ka dhënë për kontroll një letërnjoftim rumun, që u konstatua se ishte e falsifikuar. Personi është dërguar në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.