Maqedoni

Në Strugë nuk do të ketë humbës, Idri Istrefi i fiton zgjedhjet, Merko bëhet profesor te Universiteti i tij?!

Në anketën e fundi të Institutit për hulumtime Politike dhe Qeverisje të Mirë në Strugë zgjedhjet pritet ti fitoj kandidati i opozitës shqiptare nga koalicioni ASH/AA, Idri Istrefi.

Në të dhënat e përgjithshme që ka nxjerr kjo anektë Idri Istrefi nga ASH/AA ka marrë mbështetje prej 23.0 %, ndërsa kreu aktual i Strugës, Ramiz Merko ka marrë vetëm 16.3 përqind mbështetje nga të anketuarit.
I treti në anketë rënditet Dimçe Shipinkarovski nga LSDM.
Sipas kësaj ankete, fitues i sigurt do të jetë Idri Istrefi, kurse burime nga BDI në Strugë thonë se nëse Merko i humb zgjedhjet, do ti përkushtohet menaxhimit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ku ndoshta edhe do ligjërojë.

Instituti për hulumtime Politike dhe Qeverisje të Mirë në anketën e fundit në nivel republikan nxori fitues VMRO DPMNE në bllokun politik maqedonas, ndërsa fitore të ASH në bllokun politik shqiptar.