Opinion

Në skenën politike shqiptare, a po luajnë bashkë partit shqiptare pozitë opozit?

Etem Xheladini

Kohëve të fundit partit politike shqiptare, të cilat po ngrisinë zërin si opozitë, për të sjellë ndryshime në skenën politike të shqiptarëve, e ku një numër i popullatës po rreshtohet në rradhët e tyre, me të vetmin qëllim për të sjellur ndryshime, siç veprohet në vendet me demokraci.
Në fillim këto subjekte po paraqiten konstruktive, por sa po kalonë koha, e sidomos gjatë cikleve zgjedhore qofshin qëndrore apo lokal, përsëri po lindin dështimet, shkakë ndryshimi i pozicioneve herë me pushtetin e herë në opozit, mëvarsisht sa po e favorizonë ai që po është në pushtet, qofshin në pushtetin qëndror apo lokal.
Ky dështim po dëshmohet se po vjenë si rezultat i pazarlliqëve të krerëve politikëbërës, duke arritur marrëveshje qoftë pozitë apo opozit pa platformë, ku interesat personale po i kanë para atyre kombëtare të shqiptarëve për ti jetësuar, duke aktruar bashkë në skenën politike se fajtorë janë ata apo ato.
Një gjë e këtillë po i iritonë shumë simpatizantët e sinqert, të cilit do subjekt politik me këto marrëveshje të krerëve të tyre partiak, që brenda natës bëhen pjesë, gjegjësisht participient në Qeveri.
Këto politikëbërës nuk çajnë kokën për ate, që më parë formohen si subjekte politike për të pastruar nga shumë afera që akuzohet subjekti politik shqiptar participient në pushtet për afër dy dekadave.
Forcat opozitare shqiptare kudo në trojet shqiptare, që do vinë me disa freskime, e me një platformë me frymë kombëtare, do jenë shpresa e re e cila do bashkonë në koordinimin e subjektrve politike ku do të ndikojnë pozitivisht edhe në fillimin e ndryshimeve të skenës politike shqiptare.
Ndryshimet janë proçes i sistemit demokratik, ku me një veprim konstruktiv, mund ta kthen në skenë një subjekt politik i cili do të jetëson kërkesat politike shqiptare të njohura si platforma kombëtare.