Në Shkup nesër do të ketë regjim të posaçëm të qarkullimit për shkak të ditës së policisë
Në Shkup nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të shënimit të 7 majit – Ditës së Policisë.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë kësaj periudhe kohore do të mbyllet për qarkullim bulevardi “ASNOM” nga kryqëzimi me bulevardin “Srbija” deri në kryqëzimin me bulevardin “Fevruarski Pohod”.
Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në RVR Shkup do të marrë masa për devijimin e komunikacionit. SVR Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë.