Në Shkup fillon festa për fitoren e Erdoganit me zurle e tupana
Foto: Internet/Arkiv
Recep Tayyip Erdogan ka siguruar edhe një mandat si president i Turqise. Ai po prin me 52.11 për qindnë garën për president të Turqisë, kur janë numëruar 98.38 për qind e kutive.
Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu raporton se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu ka 48.79 për qind.
Me këtë Erdogan de facto ka siguruar fitoren, kurse gjasat e Kiliçdaroglut nuk janë më as teorike, raportojnë mediumet në Turqi.
Në balotazhin e parë presidencial në Turqi votuan 60,75 për qind e qytetarëve.
Rezultatet Live mund ti përcillni në këtë Link: https: https://secim.aa.com.tr/https://secim.aa.com.tr/
Simpatizuesit e presidentit turk tani kanë filluar festën në mbarë Turqinë, kurse po festohet edhe në Shkup. Qindra qytetarë kanë dalë rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut dhe me tupanë po festojnë fitoren, transmeton Lideri.mk.
Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, tha se procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye ka përfunduar, ndërsa njoftoi se nuk ka pasur raportime negative në këshill dhe të kenë ndikim negativ në proces, raporton Anadolu.
Yener në deklaratën për gazetarët u shpreh që zgjedhjet të jenë në dobi të kombit turk dhe demokracisë.
“Ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot. Nuk ka pasur raportime negative deri më tani në këshillin tonë dhe të kenë ndikim negativ në procesin e votimeve”, u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se ankesat e paraqitura në këshill janë vlerësuar dhe janë dërguar në këshillat zgjedhore të provincave.
Yener falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në procesin e zgjedhjeve, ndërsa tha se do të njoftojnë më tej për heqjen e ndalesës transmetimit të rezultateve.