Në SHBA identifikohet një grup i vogël i të infektuarish edhe pas vaksinimit
Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA ka identifikuar një grup të infektuarish, rreth 5 800 raste , të personave që janë infektuar me COVID-19 pasi ata kanë marrë vaksinën. Ky numër është identifikuar në 66 milionë amerikanë që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Sipas institutit, ky grup personash është infektuar kryesisht pas dy javësh nga vaksina e dytë. Gjithsesi, ky numër i vogël i të infektuarave përbën vetëm 0,008 për qind qe të gjithë të vaksinuarave në SHBA. Autoritet thanë se këto raste infektimesh priteshin dhe janë në linjë me efikasitetin e vaksinave, ku mbrojtja nuk është 100 për qind. Autoritet gjithashtu apeluan se personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë ende të përdorin masat mbrojtëse si dhe distancomini social deri në vaksinimin e plotë të popullsisë.